Gucati, Haxhiut: Turp për gjuhën, në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për liri
Kreu i OVLUÇK-së, Hysni Gucati i ka reaguar ish-nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, për deklaratën e djeshme pas dështimit të votimit të qeverisë.
Duke u shprehur se është trup për gjuhën e përdorur, ai ka thënë se në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi.
“Albulena, a nuk të vjen turp ta përdorësh këtë gjuhë? Në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi. Ka komandantë të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Gucati, duke iu drejtuar Haxhiut ka thënë se debati politik është i lejuar, por sipas tij, tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri, nuk është politikë.
“Ka bijë e bija familjesh të dëshmorëve. Të gjithë këta njerëz meritojnë respekt, jo fyerje të tilla të ulëta politike”, ka shkruar Gucati.



