Gucati kritikon LV-në e LDK-në: Jeni të mjerë dhe frikacakë

13 gusht 2020 | 12:25

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat sot nuk e votuan Projektligjin për vlerat e UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se LV-ja dhe LDK-ja nuk janë asgjë më shumë vetëm të mjerë dhe frikacakë.

“Skandalet dhe pafytyrësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë fund. Këto dy subjekte sot treguan se nuk kanë asnjë dallim nga Lista Serbe për derisa nuk votuan projektligjin për vlerat e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk jeni asgjë me shumë vetëm se të mjerë dhe frikacakë. Po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ju të mjerët nuk do të flisnit shqip, ju nuk jeni asgjë me shumë vetëm se frikacakë që nuk jeni në gjendje të jeni në shërbim të vendit tuaj, herët ose vonë projektligji për vlerat e luftës do të miratohet por ju do të mbeteni gjithmonë frikacakë dhe te mjerë, jeni turpi i gjithë Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit thuhet se është zhdukur…