Gucati: Mëkat që ka sot njerëz që mundohen ta njollosin luftën e drejt të UÇK-së

16 shkurt 2020 | 11:45

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, i ka reaguar deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, që mbrëmë përmes një statusi kishte përmendur dosjet kriminale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është një mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njellosin luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nëse këta njerëz mendojnë që UÇK-ja ka kryer krime le të bëhen dëshmitar nëpër gjygje kunder luftëtarëve të cilët sollën lirinë, fal luftës së UÇK-së që solli pavarsinë e Kosovës sot ne kemi shtetin dhe institutcionet tona si parlamentin e Kosovës ku deputetja në fjalë Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, zonja e cila ka siguruar një ulse në Kuvendin e Kosovës dhe subjekti i saj partiak që gjenden në krye të shtetit mos të mendojnë se do munden të ofendojnë, shajnë dhe ta njëllosin luftën e drejt të UÇK-së”, ka shkruar Gucati.

“Mos të mendojnē se historia e Kosovës ka filluar me ta. Të gjithë ne jemi krenarë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesa me e mirë e historisë së Kosovës lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si përfaqësues i Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëj thirrje Fatmires që t’i mbledh dosjet për krimet e UÇK-së nëse posedon, dhe t’i dorzojë në Gjykatë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga mbrëmja e 16 shkurtit 2008, Shyqri Nimani, profesor i…