Guri rëndë peshon në vend të vet

20 shkurt 23:31

Shkruan: Sami Fejza

Mërgata shqiptare është integruar shumë mirë në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë.

Ata kanë arritur shumë suksese si individë, në firmat dhe bizneset me të cilat veprojnë. Por lind pyetja: sa janë të bashkuara firmat shqiptare në mërgim dhe a kanë ndonjë bashkëpunim mes vete?

Mërgimtarët në të gjithë Evropën, kur është në pyetje çështja e vendit, ndonjë aksion humanitarë apo përgjigje ndaj ndonjë katastrofe natyrore, gjithmonë janë të bashkuar dhe mbledhin shuma të mëdha të hollash dhe të mira materiale për të ndihmuar bashkëkombasit e tyre në nevojë. Dhe lind pyetja e radhës: pse presim që unitetin tonë ta tregojmë vetëm kur na shfaqet rreziku? A thua është në gjenezën njerëzore apo vetëm tek disa kombe kjo situatë?

Këto pyetje dhe pyetje të tjera shtrohen gjithmonë tek ne shqiptarët, ndoshta edhe tek kombet tjera!

Firmat e shumta që veprojnë në Gjermani dhe në të gjitha vendet e Evropës nuk kanë gjetur apo nuk po mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ecur së bashku në bashkëpunim që kapitalin ta rrisin të gjithë së bashku. Interesi i firmave shqiptare duhet të jetë që kontratat e punëdhënësit t’u ipen firmave shqiptare në mënyrë që forca materiale dhe të mirat ekonomike të shkojnë tek firmat e vogla shqiptare duke ndihmuar njëri-tjetrin në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve në të gjitha fushat ku veprojmë. Kjo do të na bënte shumë më të fortë ne si mërgatë, si biznese shqiptare.

Ky bashkëpunim do të ndihmonte edhe bashkëkombasit tanë në trojet tona. Duke rritur e ngritur kapoacitetet tona në biznese ne ndihmojmë direkt dhe indirekt edhe bashkëkombasit tanë në Atdhe. Ky bashkëpunim nuk sjell vetëm të mira materiale por ndikon edhe në rritjen e mirëbesimit dhe harmonisë mes bashkëkombasve tanë. Nuk është e kotë thënia: “Bashkimi bën fuqinë”. Rritja e mirëqenies materiale do të thotë shumë më shumë se vetëm rritje e përfitimit ekonomik. Ajo ka ndikim në shumë sfera të jetës. Andaj, si mërgimtar dhe si bashkëkombas i shumë pronarëve të bizneseve në Evropë do të kërkoja nga të gjithë ata që ia duan të mirën Atdheut, familjeve të tyre dhe Kombit që të bashkohemi dhe të ngrisim Kombin e Atdheun siç janë bashkuar e ngritur të gjitha kombet evropiane, dhe, nëse bota ka shtatë mrekulli pse mos ta kemi edhe ne Shqiptarët një mrekulli tonën, bashkimi fillon nga gjërat e vogla dhe pastaj rritet deri në pafundësi e përjetësi.

Ky mund të jetë një fillim i mbarë apo ndoshta një vazhdim i përpjekjeve tona mbinjerëzore për bashkimin e shumëpritur, të ndarjes së padrejtë historike ndaj Kombit tone.

Krejt në fund, dua t’ua përkujtoj që figura e madhe kombëtare, Skënderbeu që në shekullin XIV arriti të bashkoi të gjithsa fiset dhe principatat shqipëtare duke iu kundërvënë makinerisë luftarake osmane dhe duke triumfuar për 25 vite ndaj nuk duhet t’i trembemi bashkimit por të punojmë dhe angazhohemi të gjithë në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit tonë ngase “guri rëndë peshon në vend të vet”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell që është përzgjedhur nga…