Gustavo shkon në Fenerbahçe

02 shtator 2019 | 15:40

Futbollisti brazilian Luiz Gustavo e ka mbyllur përfundimisht aventurën me Marseille për të nisur një të re në kampionatin turk.

Ish-anëtari i Bayern Munchen kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga Fenerbahçe me të cilët gjeti dhe akordin por drejtuesit e klubit francez nuk po gjenin zëvendësuesin.

Së fundmi Marseille huazoi Valentin Rongier nga Nantes, çka i hapi përfundimisht rrugën transferimit të Gustavos te Fenerbahçe për 6 milionë euro plus 1 milion bonus në varësi të rezultateve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar nxënësit…