Myftiu Tërnava uron nxënësit: Dituria është rruga më e shkurtër drejt qytetërimit

02 shtator 2019 | 15:36

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Me këtë rast, Tërnava ka thënë se dituria është rruga më e shkurtër drejt qytetërimit.

“Ne, si popull i përvuajtur e i shtypur që kemi qenë, për t’iu bashkëngjitur popujve të zhvilluar, na duhet të përkushtohemi më shumë se të tjerët në edukim dhe arsimim. Ndaj, sot, mos e shihni të tepërt kërkesën time që të jepni nga vetja çdo gjë vetëm e vetëm që të mësoni, sepse ju jeni ardhmëria e këtij vendi. Fati i këtij populli varet shumë edhe nga ju, nga angazhimi dhe përgatitja juaj profesionale”, është thënë në urimin e Tërnavës.

Urimi i plotë i myftiut Tërnava me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020:

Të dashur nxënës,

Sot fillon një kapitull i ri për ju. Shkolla është një shtëpi e re për ju, në të cilën do të kaloni kohë duke mësuar e duke u përgatitur për sfidat e jetës. Dituria është rruga më e shkurtër drejt qytetërimit.
Ne, si popull i përvuajtur e i shtypur që kemi qenë, për t’iu bashkëngjitur popujve të zhvilluar, na duhet të përkushtohemi më shumë se të tjerët në edukim dhe arsimim. Ndaj, sot, mos e shihni të tepërt kërkesën time që të jepni nga vetja çdo gjë vetëm e vetëm që të mësoni, sepse ju jeni ardhmëria e këtij vendi. Fati i këtij populli varet shumë edhe nga ju, nga angazhimi dhe përgatitja juaj profesionale.

Andaj më lejoni që si prind, qytetar dhe Myfti i vendit tonë, t’iu uroj për këtë vit të ri shkollor duke e lutur Zotin e Gjithëdijshëm që t’iu mësojë, t’iu ruajë, t’iu jep shëndet dhe sukses!

Do të doja të veçoj me urim edhe nxënësit e Medresesë Alauddin me paralelet e saja fizike në Gjilan dhe Prizren duke kërkuar prej tyre që reputacionin e kësaj shkolle dhe prestigjin e fituar ndër vite si shkolla më e suksesshme ta ruajnë e ta mbajnë edhe për shumë vite.

Urimet e mia janë edhe për gjithë mësuesit e mësueset dhe personelin edukativo arsimor në të gjithë vendin. Qofshi të ndihmuar nga Zoti!

I juaji,
Mr. Naim TËRNAVA
Myfti i Republikës së Kosovës

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të…