Guvernatori i BQK-së takohet me menaxherët e FMN-së

21 prill 18:29

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, gjatë takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Washington, ka zhvilluar takime me përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të Thesarit Amerikan, FMN-së, BB-së dhe me homologë të tij nga vende të ndryshme të rajonit dhe me gjerë.

Në mesin e takimeve të shumta, Mehmeti është takuar me Drejtorin e Asocuar për shërbime financiare në Thesarin Amerikan, Paul Leonovich dhe ekipin e tij.

Në këtë takim, Guvernatori i Kosovës informoi Lenovichin lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar. Gjithashtu, Mehmeti shprehu falënderimin për kontributin që ka dhënë SHBA-ja në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, me ç’rast shprehu mirënjohje për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së.

“Në takim u diskutua edhe për aktivitetet e zhvilluara nga BQK-ja për ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe hapat e mëtejmë që duhen ndërmarrë për ta forcuar rolon e sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Leonovich e falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin shumë vjeçar të Thesarit Amerikan me Kosovën, si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e mëtutjeshëm të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Në vazhdën e këtyre takimeve, Guvernatori Mehmeti është takuar me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, të cilin e informoi mbi zhvillimet e përgjithshme në sistemin financiar dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që FMN-ja i ka ofruar BQK-së ndër vite.

Mehmeti po ashtu ka zhvilluar takime me Drejtorin e Departamentit të FMN-së për Evropë, Paul Thomsen, Drejtoreshën Ekzekutive në Konstituencën tonë në FMN, Michaela Erbenova, me Misionin e FMN-së për Kosovë dhe përfaqësuesit e MCM-së (Monetary Capital Market) të kryesuar nga Paul Mathieu.

Përveç takimeve si më sipër, Guvernatori i BQK-së zhvilloi takime edhe me përfaqësues të Bankës Botërore, Cyril Muller zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore.

Po ashtu, Mehmeti u takua edhe me Franc Godts, Drejtor Ekzekutiv në konstiuencën tonë në Bankë Botërore. Guvernatori mori pjesë edhe në takimet e konstituencave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është Kosova.

Sipas komunikatës, në të gjitha këto takime u vlerësua lartë puna e BQK-së në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit, si dhe u shpreh gatishmëria e FMN-së për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evazioni fiskal në Kosovë nga përfaqësues të bizneseve, konsiderohet të…