Guvernatori i BQK-së e njofton presidenten për zhvillimet e fundit në sistemin bankar në vend

03 nëntor 2023 | 14:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim pune guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, i cili e njoftoi për punën e bërë në BQK dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar të vendit.

Në takim u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrosë Evropiane që siguron Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë e nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në Kosovë.

Presidentja Osmani ka ofruar mbështetje institucionale për adresimin e sfidave dhe realizimin e objektivave me interes për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
QERKIN ISMAJLI, shpall te pavleshme certifikaten e leshuar nga Qendra…