Guvernatori i BQK-së me ambasadorin e Australisë: Sektori financiar po vazhdon të performojë mirë

03 qershor 2022 | 12:33

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi.

Në këtë takim guvernatori Mehmeti ka njoftuar ambasadorin e Australisë lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar.

Mehmeti ka thënë se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu ka theksuar se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.

Nga ana tjetër, ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi ka vlerësuar lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe ka shprehur gatishmërinë për përkrahje të BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mis Kosova Trejsi Sejdini është paraqitur me një set tepër…