Guvernatori i BQK-së në takim me Rashiq: Rregullorja e re nuk e ndalon pranimin e mjeteve në euro

07 shkurt 2024 | 11:23

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili është takuar të mërkurën me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Në këtë takim është diskutuar rreth rregullores së re të BQK-së.

“Gjatë takimit po ashtu është diskutuar edhe për mundësitë ekzistuese, alternativat dhe qasjen në financa përmes kanaleve të ndryshme financiare të licencuara për operim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas Ismailit, rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare përmes euros.

“Për më tepër, u sqarua se Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK-ja. Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, ka njoftuar BQK-ja.

Sipas BQK-së, guvernatori Ismaili ka thënë se në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare dhe mbi 15 institucione financiare jobankare.

“Gjithashtu, Guvernatori Ismaili e njoftoi Ministrin Rashiq se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, ka njoftuar BQK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesi Teuta-T SH.P.K. me nr. 810176223 nga Rahoveci, shpall të…