Guvernatori i BQK-së takon komisioneren për informim dhe privatësi

08 mars 2022 | 12:46

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim komisioneren për informim dhe privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Në takim, guvernatori Mehmeti dhe komisionerja Sogojeva-Dermaku u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve në kuadër të fushëveprimtarive, kompetencave dhe autorizimeve të të dyja institucioneve.

Mes tjerash, dy institucionet u pajtuan për ngritjen e mekanizmave koordinues të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit dhe autorizimeve që kanë institucionet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur i Hollywood-it, Leonardo Di Caprio, i ka…