Guvernatori i Lombardisë, akuzohet si ‘vrasës’ i viktimave nga Covid-19

28 maj 2020 | 10:54

Është marrë në mbrojtje Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana, pas kërcënimeve për vdekje që i janë bërë ditët e fundit

Me urdhër të Prokurorisë së Varese, guvernatori i është vendosur një truproje dhe një automjet i blinduar.

Në qytetin e Milanos janë shfaqur murale që akuzojnë Guvernatorin e Lombardisë si vrasës i viktimave nga Covid-19 në këtë territor.

Muralet janë firmosur nga CARC, Komiteti i Mbrojtjes së Rezistencës për Komunizmin.

Gjithashtu në rrjetet sociale janë shtuar kërcënimet ndaj tij që e etiketojnë si fajtorin kryesor të numrit të lartë të vdekjeve në Lombardi.

Prokuroria e Varezes ka verifikuar një klimë ndezëse tensionuese dhe në ambientet e punës pranë Guvernatorit, duke u detyruar të marrë një vendim të tillë, pra vendosjen e një mase sigurie të nivelit të katërt, me 1 automjet të blinduar dhe truprojë 24 orë në ditë.

Prokuroria e Varezes ka nisur një proces hetimor mbi kërcënimet me jetë ndaj drejtuesit më të lartë të qeverisjes lokale në Lombardi.

Në Lombardi numri i personave viktimave nga Covid 19 ka arritur në 15 896 dhe 87 417 janë të infektuar deri më sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratës së…