Kurti i përgjigjet Thaçit për dhomën e përgjimeve në PTK: Është gënjeshtër

28 maj 2020 | 10:51

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, i cili mbrëmë tha se për tri ditë rresht kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi dhe ushtruesi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK, duke ndalë edhe kamerat.

Kurti këtë deklaratë të presidentit e ka quajtur gënjeshtër.

“Janë gënjeshtra, shpifje. Të gjitha ato shpifje për neve nuk do të duhej që të ishin pyetje për mua por edhe pyetje për prokurorin. Mos të humbim kohë me ta. Ata kanë dëshirë të hyjnë në dhomën e përgjimeve”, ka thënë Kurti gjatë një konference për medie pas takimit që pati me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa duhet përgatitur për një tjetër verë të gjatë dhe…