Pas Covid-19, masa specifike për të përballuar të nxehtin e verës

28 maj 2020 | 10:49

Evropa duhet përgatitur për një tjetër verë të gjatë dhe shumë të nxehtë. Megjithëse vera e këtij viti nuk do të jetë më e nxehta në historikun e matjeve, për pjesën më të madhe të Evropës kjo do të jetë vera më e vështirë për shkak të vijimit të përhapjes së virusit Covid-19.

Autoritetet e shëndetit publik dhe popullsia, duhet të jenë të përgatitur për valët e nxehtësisë që pritet të godasin Evropën në 3 muajt e ardhshëm.

Ekspozimi ndaj valëve të nxehtësisë ka pasur çdo vit pasoja shëndetësore, por këtë vit, parandalimi i pasojave negative të të nxehtit në shëndet bëhet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të koronavirusit Covid-19.

Shpeshtimi i valëve të nxehtësisë, intensiteti dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit edhe këtë vit do të mbetet problematik për vendet Evropiane.

Përveç qyteteve jugore, ku popullsia po mësohet të bashkëjetojë me të nxehtin Afrikan, valët e nxehtësisë të verës 2020 rrezikojnë edhe qytete të freskëta si Londra, Oslo, Stokholmi, Zyrihu dhe Moska.

Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë shëndetin e shumë njerëzve. Veçanërisht të rrezikuar janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe foshnjat. Ekspozimi i gjatë në temperatura të larta shkakton lodhje fizike, probleme të frymëmarrjes dhe deri te goditjet kardiovaskulare.

Megjithatë, këto efekte negative të motit të nxehtë në shëndetin e popullsisë janë të parandalueshme nëse aplikohen praktika të mira të shëndetit publik. Marrja e masave paraprake për vitin 2020 për të përballuar pasojat e valët e të nxehtit në shëndetin e popullsisë, duhet të marrë në konsideratë edhe gjendjen e pandemisë Covid-19 dhe vetëm në këtë mënyrë, do të mund të ruhen nivele të larta të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së popullsisë globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Cooper po vëzhgonte zogjtë në Pyllin e Central Park…