Guvernatori Ismaili takoi drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove për Kartonin e Gjelbër në Bruksel

04 tetor 2023 | 13:11

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili takoi drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove në Bruksel, znj. Sandra Schwarz – Presidente dhe znj. Greet Flore – Drejtoreshë Menaxhuese.

Pjesë e delegacionit ishin edhe përfaqësuesit nga Byroja Kosovare e Sigurimit dhe zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Bruksel.

Guvernatori Ismaili i informoi për zhvillimet e fundit dhe progresin në sektorin financiar, me theks në industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, Guvernatori Ismaili argumentoi nevojën dhe pengesat që mungesa e Kartonit të Gjelbër shkakton për bizneset, qytetarët e vendit tonë dhe diasporën lidhur me lëvizjen e lirë.

Për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, u diskutuan mënyrat dhe aranzhmanet e mundshme për adresimin e kësaj çështjeje.

Drejtuesit e lartë të Këshillit të Byrove, falënderuan delegacionin e Republikës së Kosovës për vizitën dhe u shprehën të gatshëm të shqyrtojnë mundësitë dhe aranzhmanet potenciale alternative për një zgjidhje të kësaj çështjeje.

Megjithatë, ata ri-kujtuan se kufizimet ligjore që vijnë nga Statuti i Këshillit të Byrove, përbëjnë sfidën kryesore që kërkon kohë për adresim.

Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së për këtë qëllim, mbështetjen nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Parlamentin Evropian (PE) dje është diskutuar për situatën në…