Gwen Stefani iu përgjigjet thashethemeve për fejesë

13 nëntor 2019 | 11:21

Gwen Stefani u është përgjigjur thashethemeve se ajo është fejuar me Blake Shelton pasi iu pa një unazë diamanti në gisht. 50-vjeçarja sqaroi se unaza ishte thjesht një aksesor.

“Mund të jetë një unazë e vërtetë, një diamant i vërtetë, por nuk është një unazë martese”, ka thënë Gwen për “E! News”. Ajo shtoi se kur ata të fejohen do t’i njoftojë të gjithë fansat. “Kur kam diçka për të thënë, do ta them”, ka deklaruar Gwen.

Ndërsa Gwen dhe Blake nuk janë fejuar, por janë në lidhje që katër vjet dhe duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është duke shijuar turin e saj botëror në mbështetje…