Gyokeres, afër transferimit në Arsenal

06 korrik 2025 | 16:45

Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës.

Sipas The Athletic, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me sulmuesin 27-vjeçar për një kontratë pesëvjeçare (deri në vitin 2030).

Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në Londër, duke i komunikuar kështu vullnetin e tij edhe Sportingut.

Në fakt, klubi nga Lisbona dhe vetë futbollisti kanë patur përplasje të herëpashershme që pas fundit të sezonit, me drejtuesit që ia bënin të qartë atij, që nëse nuk ofrohet shuma e kërkuar, nuk largohesh.

Gjithsesi, te Sportingu më në fund duken të dorëzuar, me dëshirën e suedezit që ka qenë vendimtare.

Sa i takon shifrave të operacionit, gjithçka mund të mbyllet për rreth 80 milionë euro. Për Gyokeres ka patur interesim edhe nga shumë skuadra të tjera, por prioriteti i tij ka qenë Arsenali. Në sezonin e kaluar, në 52 ndeshje ai realizoi 54 gola.

Ndërkohë, Arsenali ka ofruar edhe mesfushorin Martin Zubimendi nga skuadra e Sociedad.

Transferimi i tij ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Arteta, i cili e vlerëson në maksimum spanjollin. Gjatë periudhës së merkatos, në Londër priten edhe prurje të tjera, me Arsenalin që synon që të jetë protagoniste në Angli dhe Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës sot në…