Gzim Elshani, kandidat i PDK-së me numrin 22 për Asamblenë e Suharekës
Afaristi i njohur i Suharekës, Gzim Elshani, ka shpallur kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale, duke garuar me numrin 22 në listën zgjedhore të PDK-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elshani përmes një postimi në Facebook.
Në njoftimin e tij, Elshani ka shprehur vendosmërinë për të kontribuar në zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve:
“Të dashur miq,
Me nder e përgjegjësi ju njoftoj se jam kandidat për asamblenë komunale të Suharekës me numrin 22, nga PDK – dega Suharekë.
Jam i përkushtuar të punoj për zhvillimin e komunës sonë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.
Me mirëkuptim e kërkoj mbështetjen tuaj për këtë proces, të cilin fillimisht ma ka besuar nëndega e Leshanit, të cilët i falënderoj për besimin.
Me respekt!
Gzim Elshani
PDK 22 ✅”.
Zgjedhjet për Asamblenë Komunale të Suharekës pritet të zhvillohen në një garë të ngushtë në mes AAK-së dhe PDK-së, ku Elshani si asambleist synon të sjellë energji të reja dhe ide zhvillimore për qytetin.




