Haalandi mund të qëndrojë te Dortmundi

03 maj 2021 | 20:20

Mino Raiola që po bën të pamundurën të sigurojë oferta të çmendura për kartonin e Erling Haaland dhe nga ana tjetër është klubi që nuk lëkundet për momentin në pozicionin e saj për ta mbajtur bomberin norvegjez.

Drejtori Sportiv, Sebastian Kehl i cili foli për të ardhmen e 20-vjeçarit për të cilin klubet më të mëdha të Europës po bëjnë një betejë të madhe ndërsa ai sqaroi se lojtari të paktën edhe sezonin tjetër nuk do të largohet.

“Unë e shikoj çdo ditë Haaland, kam biseduar dhe kam kuptuar që ai do të luajë me Dortmundin edhe sezonin tjetër. Ai e ka pranuar dhe mendoj se identifikohet plotësisht me klubin”, u shpreh optimist Kehl.

Nga ana tjetër i famshmi Mino Raiola po ja bën më të vështirë situatën klubit pasi deklaron pothuajse çdo ditë se janë disa klube të mëdha që mund t’ia lejojnë vetes një lojtar si Haaland dhe ofertat janë të paktën 150 mln Euro.

Pavarësisht optimizmit të drejtuesve, do të jetë shumë e vështirë për një klub në vështirësi si Dortmundi që të refuzojë shifra të tilla në kohë pandemie dhe nëse dështon të kualifikohet në Champions për sezonin tjetër,  atëherë do të bëhej pothuajse e pamundur që Haaland të qëndronte ende te verdhezinjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsumi i veriut të Kosovës, është energjia që shpenzohet në…