Haalandi përbindësh në përmbysjen e Cityt, Liverpooli makineri golash

27 gusht 2022 | 20:11

Manchester City dhe Liverpool kanë festuar ditën e sotme, sikurse ka bërë edhe Chelsea. Kampionët në fuqi triumfuan 4-2 me përmbysje kundër Crystal Palace.

Miqtë shënuan dy herë për 20 minuta dhe e ruajtën epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë. Bernardo Silva e hapi ndeshjen, kurse Haaland me tregolëshin e tij përmbysi gjithçka.

Liverpooli ndërkohë nuk u kursye kundër Bournemouth, duke triumfuar me rezultatin 9-0. Diaz dhe Firmino shënuan dygolësha. Fitore edhe për Chelsea, falë dygolëshit të Sterling kundër Leicester.

Ecuri fantastike edhe për Brighton, që numëron 4 fitore dhe një barazim. Sot mposhtën 1-0 Leeds dhe numërojnë 10 pikë, sa Manchester City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së…