Habit gazetari italian: Kam një vajzë me një këngëtare shqiptare

20 shkurt 2019 | 16:31

Prej disa kohësh është përfolur se gazetari i njohur italian, Vittorio Sgarbi ka një vajzë me një këngëtare shqiptare.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për medie, vet Sgarbi e ka pranuar hapur këtë gjë. Ai ka treguar se vajza e tij, Alba ka ardhur në jetë nga një marrëdhënie, që ai ka pasur me një këngëtare shqiptare.

Gazetari në këtë intervistë është pyetur se sa fëmijë ka.

Përgjigjja e tij ka qenë kështu:

“Me sa di unë kam tre fëmijë. Një djalë edhe dy vajza, të cilat i kam pothuajse në të njëjtën moshë: Evelina nga një familje e mirë nga Torino dhe Alba që e kam me një këngëtare shqiptare. Unë jam kundër abortit, gjithmonë kam inkurajuar nënën që ta mbajë, Albën.”
Por se kush është këngëtarja shqiptare me të cilën gazetari ka pasur një marrëdhënie mbetet ende një mister, pasi gazetari e ka mbajtur deri më tani shumë diskret emrin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy partitë opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste…