Habit ish-missi shqiptar: Ndjesi fantastike të shkosh e zhveshur në supermarket!

25 nëntor 2022 | 14:14

Ish-missi shqiptar dhe natyralistja, Egla Harxhi, së fundmi ka bërë një deklaratë e cila për disa persona është dukur paksa e habitshme.

Ajo ka thënë se ka zona të caktuara që mund të shkosh e zhveshur ose gjysmë e zhveshur.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians, Harxhi u shpreh se të shkosh e zhveshur në supermarket është një ndjesi fantastike.

“Nuk mund të bëhesh natyralist në çdo vend. Ka zona të limituara, jo kudo. Këto zona kanë nga ato supermarketet e veta. Shkojnë të zhveshur ose gjysmë të zhveshur. Ka një lloj natyrshmërie, lirshmërie në të gjithë këtë. Për mua ka qenë një ndjesi fantastike në procesin e punës që t’i bën me veten“, theksoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit…