Habit profesori britanik: Nëpër burgje të shpërndahet kanabis falas për të dënuarit

01 mars 2021 | 11:47

Profesor David Nutt, nga Imperial College London, ka propozuar që burgjet të provojnë t’u japin drogë falas të burgosurve.

Sipas tij, kjo do të shërbejë për të parë nëse do të ulen apo jo rastet e dhunës.

Ai ka thënë se ishte plotësisht mbështetës i kësaj ideje dhe se po merrte në konsideratë një studim mbi uljen e varësisë së drogës tek të burgosurit.

Ndërkohë gjatë 5 viteve të fundit më shumë se 300 zyrtarë burgjesh dhe personeli të jashtëm janë pushuar nga puna ose janë dënuar për sjelljen e sendeve të ndaluara, të cilat mund të përfshijnë drogë, duhan dhe telefona celularë.

Debati mbi propozimin e profesorit është në rritje dhe ka marrë vëmendje, ndërkohë që rreth 13 për qind e të dënuarve në Angli dhe Uells, kanë thënë  gjatë një sondazhi zyrtar të fundit, se kishin probleme me drogat e paligjshme teksa ishin në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa protestues armenë, të cilët janë duke kërkuar dorëheqjen e…