
Hadërgjonaj asiston në fitoren e Kasimpasas
29 nëntor 2020
| 17:19
Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj ka asistuar për herë të parë në Superligën e Turqisë.
Kasimpasa fitoi 2:0 kundër Genclerbirligit në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit turk.
Hadërgjonaj që luajti në gjithë ndeshjen, në minutën e 17-të të duelit, dha një top për Armin Hoxhiqin që nuk gaboi duke realizuar e parë në ndeshje. Hoxhiq e shënoi edhe golin e dytë dhe të rezultatit final në minutën e 25-të.