Hadergjonaj në Deçan: PDK-ja e ka dëshmuar përkushtimin për shtetndërtim

22 dhjetor 2018 | 23:45

Deputetja Safete Hadergjonaj, e cila është edhe kryetare e PDK-së në Deçan, ka marrë pjesë të shtunën në procesin zgjedhor të nëndegës së kësaj partie në Prilep.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zyrtari i lartë i PDK-së, Adem Grabovci, i cili tha se kjo parti po dëshmohet se është e para në vend.

“Bëhuni pjesë e PDK-së, për më shumë punë, për më shumë besim, për më shumë zhvillim. PDK-ja e ka dëshmuar përkushtimin për shtetndërtim dhe për jetë më të mirë të qytetarëve. Sot në Prilep u mbajt Kuvendi i nëndegës së PDK-së. Kryetarit të zgjedhur z. Bajram Zogaj dhe kryesisë i dëshirojmë punë të mbarë e shumë suksese!”, ka shkruar Hadergjonaj në llogarinë e saj në “Facebook”. 

#DekadaeRe #BesimZhvillimIntegrimBehuni pjese PDK, per me shume pune, per me shume besim, per me shume zhvillim. PDK e…

Gepostet von Safete Hadergjonaj am Samstag, 22. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka qenë i ftuar në…