Hadërgjonaj zyrtarizohet te Kasimpasa

25 shtator 2020 | 22:39

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj është zyrtarizuar të premten te Kasimpasha, skuadër që bën gara në Superligën e Turqisë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hadërgjonaj, te Kasimpasa është transferuar nga skuadra e Huddersfieldit. Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare.

Hadërgjonaj në pjesën e dytë të edicionit 2019/20 ishte i huazuar te Kasimpasa nga ekipi anglez dhe në kampionatin e Turqisë regjistroi 13 paraqitje.

“Florent Hadërgjonaj, që ishte pjesë e ekipit tonë në edicionin e shkuar, ka firmosur kontratë deri në vitin 2023”, ka shkruar në sajtin zyrtar të ekipi turk.

26-vjeçari, karrierë ka bërë edhe te Ingolstadti e Young Boysi kurse me Përfaqësuesen e Kosovës ka pesë paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të…