Hahni flet për kufijtë: Lërini të bisedojnë Thaçi dhe Vuçiqi

18 shtator 2018 | 12:51

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka folur për idenë e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për “Deutsche Welle” kur është pyetur se së fundmi Kosova është e hapur në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit. A është Komisioni Evropian i gatshëm të mbështesë këmbime territoriale, siç është folur nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq, nëse kjo do të sillte zgjidhjen përfundimtare të krizës?, Hahni është përgjigjur: “Siç e kam thënë disa herë javët e fundit, është shumë herët të thuhet diçka rreth kësaj çështjeje. Kërkesa ime ka qenë dhe është ‘leri ata të bisedojnë’. Ata janë të vetëdijshëm tani që kjo ide u bë publike dhe cilat janë detyrimet, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Është e qartë që secili po sheh të gjejë një zgjidhje. Por secili e ka të qartë dhe e ka shprehur, se zgjidhja duhet të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon, jo për të kundërtën”, ka thënë Hahn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëra nga dy ndeshjet derbi në Ligën e Kmapionëve zhvillohet…