Hahni: Mali i Zi dhe Serbia më afër BE-së

19 janar 14:14

Serbia dhe Mali i Zi me gjasë do të jenë vendet e ardhshme që do të integrohen në Bashkimin Evropian, ndoshta deri në vitin 2025, ka thënë komisionari i BE-së për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.

“Me të vërtetë, 2018-ta do të jetë vit ku ne mund ta përdorim momentin, që e kemi krijuar gjatë disa viteve të kaluara, për të lëvizur përpara me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i Komisionit Evropian e ka ndikuar vitin 2025 si vit të mundshëm për pranim”, ka thënë Hahni gjatë një interviste për agjencinë “Reuters”.

Në këtë kuadër, Hahni, ka theksuar se “sot vendet më të avancuara janë definitivisht Mali i Zi dhe Serbia” dhe ka shtuar se “i gjithë procesi është i bazuar në merita, që varen nga progresi që po e bëjnë vendet”.

Rrjedhimisht, ai ka vlerësuar se “është shumë herët të parashikohet se kush përfundimisht do të jetë shteti i parë i ri në BE”.

Ndërsa duke folur për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, Hahni ka thënë: “Shpresoj se të gjitha këto, të themi, ndjenja negative me të cilat po ballafaqohemi, paraqesin thirrje të zgjimit për politikanët përgjegjës…për të kuptuar se vetëm bashkëpunimi, pajtimi, është mënyrë për të ecur përpara për kapërcimin e të gjitha këtyre tensioneve, me të cilat ende ballafaqohemi në rajon”. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Liria njërën nga fazat përgatitore e vazhdon në Durrës,…