
Hajdar Beqa dhe Ervin Shabani marrin mbështetjen e banorëve të Ujzit për zgjedhjet e 12 tetorit
02 tetor 2025
| 17:58
“Sonte, në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës, së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani, kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Gani Hajdari, si dhe strukturat e PDK-së, zhvilluam një takim me banorët e kësaj ane.
Diskutuam për sfidat e përditshme me të cilat ata përballen, si mungesa e trotuareve, gjendja e kanaleve të ujitjes, trajtimi i ujërave të zeza, ndriçimi publik dhe shumë probleme të tjera që kërkojnë vëmendjen e pushtetit komunal”, shkruan Hajdar Beqa