Hajdar Beqa kërkon nga banorët e Duzhnjës dhe Babaj të Bokës që t’i bashkohen rrugëtimit të PDK-së
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, së bashku me kryetarin e Degës dhe bartësin e listës zgjedhore, Hajdar Beqën, kanë zhvilluar takime me banorët e fshatrave Duzhnje dhe Babaj i Bokës.
Gjatë këtyre vizitave, ata kanë prezantuar programin qeverisës dhe projektet që synojnë të realizojnë nëse marrin besimin e qytetarëve.
“Në Duzhnje, bashkë me Ervin Shabanin, kandidatin për asamble nga ky fshat, Ilir Aliun, qytetarët dhe ekipin tonë, ndamë vizionin dhe projektet konkrete për një Gjakovë më të mirë. Me unitet, vendosmëri dhe besim në ndryshim, jemi gati ta çojmë përpara zhvillimin e komunës sonë dhe fitoren e PDK-së. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për të ardhmen që e meritojmë!”, ka shkruar Beqa në llogarinë e tij në Facebook.
Shabani dhe Beqa kanë theksuar se bashkëpunimi me banorët e çdo fshati është thelbësor për krijimin e një programi gjithëpërfshirës, që adreson nevojat dhe sfidat konkrete të komunës së Gjakovës.




