
Hajdar Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës
Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht bartës i listës, Hajdar Beqa, ka bërë publike emrat e kandidatëve për Kuvendin Komunal të kësaj partie që do të garojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.
Sipas tij, kjo listë përfaqëson kandidatë të përkushtuar për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve të Gjakovës, duke qenë zëri i tyre në Kuvendin Komunal.
“Pas 12 tetorit, këta do të jenë zëri juaj në Kuvendin Komunal, duke ofruar përfaqësuesit më të mirë”, ka shkruar Beqa.
Kujtojmë që kandidat për kryetar të komunës së Gjakovës nga PDK do të jetë Ervin Shabani.
Postimi i plotë i Hajdar Beqës:
Lista e PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjakovës.
Bashkë me kandidatin për kryetar, Ervin Shabani, PDK prezanton listën e plotë të kandidatëve për Kuvendin Komunal.
Pas 12 tetorit, këta do të jenë zëri juaj në Kuvendin Komunal, duke ofruar përfaqësuesit më të mirë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e qytetarëve të Gjakovës.