Hajdar Beqa reagon pas incidentit në Skenderaj: “Sami Lushtaku ka të drejtë të mbrojë vlerat e luftës”

14 maj 2026 | 14:23

Ish-luftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur sot mes kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe Hysni Mehani nga Lëvizja Vetëvendosje. Beqa i ka dalë në mbështetje bashkëluftëtarit dhe bashkëpartiakut të tij, Sami Lushtaku, duke thënë se ai ka të drejtë të mbrojë vlerat për të cilat kanë luftuar dhe sakrifikuar qytetarët e Kosovës.

“Sami Lushtaku ka të drejtë të mbrojë vlerat për të cilat ka luftuar dhe sakrifikuar populli ynë. Nuk mund të tolerohet që vasalët e Serbisë të shajnë, shpifin e sulmojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare. Kur preken vlerat tona, ne jemi bashkë”, ka shkruar Beqa. Ai gjithashtu rikujtoi se është kandidat i Partia Demokratike e Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi nga Levizja…