Hajnat hynë me forcë në një shtëpi në Graçainicë, vjedhin stoli e para

30 mars 2023 | 10:35

Disa persona të panjohur kanë hyrë më forcë në një shtëpi në Graçanicë duke arritur të vjedhin gjëra të vlefshme.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth mesnatës një ankuese femër ka raportuar mbi këtë ngjarje, duke deklaruar se i janë vjedhur stoli dhe para të gatshme.

“Raportohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së ankueses femër serbe dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe para të gatshme”, bëhet me dije në njoftim.

Nuk raportohet për persona të dyshuar, përderisa rasti është në procedurë hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 9 milionë euro do të përdorën për dy projekte…