Hajnat lëndojnë një grua në një pikë transferi parash në Prishtinë

10 mars 13:59

Një grua është lënduar pasi që hajnat kanë hyrë në vendin e saj të punës, në një pikë të Moneygram-it.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, sot pasdite, saktësisht në orën 12:47.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, drejtori i urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi. Sipas tij, gruaja ka marrë lëndime në hundë.

Merret vesh se viktima është 63 vjeçja me inicialet, A. I. Hajnat kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata në Gjakovë vendosi për masën e sigurisë ndaj dy…