HAJR KOFTË SHQIPNI

01 dhjetor 2019 | 18:57

(Muhamet Mavraj, Prishtinë)

Të befasoi pak prita e parë
Se ajo ka thënë, jam e papritur
Kush ta dijë nëse është e fundit
Hajr koftë Shqipni

E një tjetër plot zemërim
përziu ngjyrat e pikturës
Bash në dritë të syrit
Hajr koftë Shqipni

U trishtove edhe pak e gjithnjë e më shumë e treta, e katërta
në tavanin tënd po luhatet Hana
Hajr koftë Shqipni

Tjetër yll të ra në det
tjetër termet poshtë shkallëve blegërin
1000 tjera si fëmijë i përkund në djep
Hajr koftë Shqipni

Gjeneratat ulërijnë në det, nën dysheme
Çka dëfton filxhani, çka po thotë shuplaka e të ngratit
Hajr koftë Shqipni

Shqipni
Ti kuti e ilaçeve të mia
Asnjë pritë më s’do të jetë e papritur

Hajr koftë Shqipni

HAJR KOFTË SHQIPNI(Muhamet Mavraj, Prishtinë)Të befasoi pak prita e parëSe ajo ka thënë, jam e papriturKush ta…

Gepostet von Muhamet Mavraj am Sonntag, 1. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami Elvis Naçi ishte në tryezën e Këshillit të Ministrave,…