Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë

13 gusht 2025 | 18:26

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka dorëzuar sot listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se kjo listë “mishëron zërin e punëtorëve, të rinjve, grave, profesionistëve dhe aktivistëve”, duke theksuar se 48% e saj përbëhet nga gra, me një grua bartëse të listës dhe gjashtë gra në dhjetëshen e parë.

Sipas Çekut, përfshirja e grave nuk është “dekor”, por “bosht i vizionit politik” të subjektit që ai përfaqëson. Ai e përshkroi listën si “listën e fitores së përbashkët” që sjell dije, përvojë, guxim për të sfiduar padrejtësitë dhe integritet të palëkundur.

“Një listë që do ta kthejë qeverisjen e kryeqytetit në shërbim të shumicës, jo të pakicës së privilegjuar”, shtoi ai, duke e mbyllur me mesazhin për “Prishtinën tonë të barabartë, të gjallë dhe të drejtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sapo ka përfunduar takimi me videokonferencë midis Presidentit të SHBA-së…