Hakerët ia vodhën 24 milionë dollarë në Bitcoin

13 nëntor 2019 | 08:40

Një investitor në kriptovaluta humbi 24 milionë dollarë pasi ra viktimë e një teknike hakimi me ndërrim kartash SIM. Siç raporton “The Wall Street Journal”, e përcjell “Telegrafi”, Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 janar 2018, pak ditë pasi Bitcoin arriti vlera rekord. Hakerët vodhën 1,500 Bitcoina duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe përdorur funksionin Forgot Password të Googles për t’iu qasur e-mailit.

Në posedim të dy llogarive personale, hakerët e thyen portofolin e kriptovalutave të Terpin, vodhën asetet digjtale dhe i shitën menjëherë.

Bitcoin këmbehej me 16 969 deri në 15 790 më 7 janar 2018, sot tregtohet me 8 800 dollarë. Teknika e zëvendësimit të kartave, i njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit i cili përdoret për t’iu qasur llogarive të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në emisionin “Debat Plus”…