Simiq: Petroviqi mori nga Ministria e Bujqësisë 40 mijë euro për një spot elektoral

13 nëntor 2019 | 08:37

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në emisionin “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”, ka pranuar se Serbia vazhdon t’i financojë strukturat paralele, duke thënë se shteti serb jep rroga për qytetarët serbë në Kosovë. “Mbi 40 mijë qytetarë në Kosovë marrin rroga nga Serbia. Ky është fakt”, ka thënë Simiq dhe ka bërë me dije se kryetari i partisë serbe SLS, Sllobodan Petroviq, ka marrë nga Ministria e Bujqësisë 40 mijë euro për të xhiruar një spot elektoral.

Duke folur për arrestimin e Marko Gjuriqit, ai ka thënë se më këtë veprim është bërë teatër nga ana e Prishtinës. Nënkryetari i Listës Serbe ka thënë se në veri jetojnë mbi 60 mijë qytetarë dhe, sipas tij, nuk është e vërtetë që atje ka më shumë krim se në zonat e tjera të Kosovës. “Në Prishtinë, sipas të dhënave zyrtare nga Policia (e Kosovës), shkalla e kriminalitetit është shumë më e madhe se në veri”. Simiqi ka thënë se të rinjtë nuk po ikin nga Kosova për shkak të Listës Serbe, por për shkak të klasës politike kosovare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punë të Jashtme i…