Hakerët iranianë transmetojnë një lajm të rremë në Emiratet e Bashkuara

09 shkurt 2024 | 08:31

Hakerë të mbështetur nga shteti iranian ndërprenë transmetimin televiziv në Emiratet e Bashkuara Arabe për të transmetuar një lajm të rremë në lidhje me luftën Izrael-Hamas, njoftoi kompania Microsoft.

Hakerët e drejtuar nga Garda Revolucionare e Iranit ndërhynë në platformat në internet në Emiratet e Bashkuara dhe transmetuan në dhjetor një emision lajmesh të prodhuar me inteligjencën artificiale. Spikeri i rremë i lajmeve tregoi foto të pavërtetuara që tha se tregonin palestinezë të plagosur dhe të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë.

Një mesazh që pasoi për kanalet e sulmuara thoshte se “nuk patëm zgjidhje tjetër, përveç se të bënim pirateri kibernetike për t’jua dhënë këtë mesazh”, njoftoi gazeta me seli në Dubai, “Khaleej Times”.

“Ky shënon operacionin e parë të influencës së Iranit kur Microsoft-i ka pikasur se inteligjenca artificiale ka luajtur një rol kyç në mesazhin e dhënë dhe është një shembull i zgjerimit të shpejtë dhe domethënës të operacioneve iraniane, që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas”, thuhet në një mesazh të publikuar nga kompania Microsoft.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës nëpërmjet së cilës u kërkuan komentet e tyre.

Duke kaluar përtej Emirateve të Bashkuara Arabe, efektet e ndërhyrjes u ndjenë deri tek audiencat në Britani dhe Kanada, tha kompania Microsoft, raporton VOA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Philip Jamieson Një temë e përbashkët në mitologjinë e…