Hakerët sulmuan aplikacionin ‘WhatsApp’

14 maj 11:27

Hakerët instaluan nga distanca një softuer të mbikëqyrjes në telefona dhe pajisje të tjera që përdornin aplikacionin e mesazheve “WhatsApp”.

“WhatsApp”-i, i cili është në pronësi të rrjetit social “Facebook”, ka theksuar se sulmi ka shënjestruar një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe se është orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.

Sipas një raporti në gazetën “Financial Times”, sulmi është zhvilluar nga firma izraelite e sigurisë “NSO Group”.

Të hënën, “WhatsApp”-i u ka bërë thirrje 1.5 miliard përdoruesve të tij që t’i përditësojnë aplikacionet si masë paraprake.

Sulmi është zbuluar për herë të parë në fillim të këtij muaji.

“Sulmi i ka të gjitha shenjat dalluese të një kompanie private, që thuhet se punon me qeveritë”, ka th1ënë kompania “WhatsApp”.

“NSO Group” është një kompani izraelite që është përmendur në të kaluarën si një “tregtar i armëve kibernetike”

Ky grup tha përmes një deklarate se “teknologjia e NSO-së është e licencuar për agjencitë qeveritare, për qëllimin e vetëm të luftimit të krimit dhe terrorit”.

Lajme të sponsorizuara