Oda Amerikane kërkon që paga minimale të marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat

14 maj 2019 | 11:24

Në vazhdim të thirrjeve të fundit të grupeve politike për rritje të pagës minimale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit qëndrimin e saj se paga minimale duhet të jetë reflektim i parametrave ekonomikë në vend dhe nuk duhet ndryshuar pa marrë për bazë aftësinë konkurruese të sektorit privat.

Oda Amerikane beson se fuqia e lirë punëtore është një ndër faktorët kryesorë që ndikon jo vetëm në konkurrueshmërinë e bizneseve, por edhe në përpjekjet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte.

“Po ashtu, rritja e pagës minimale mund të përkeqësojë edhe më shumë papunësinë në mesin e të rinjve si dhe punëtorëve me shkathtësi më të ulëta, që zakonisht bëjnë pjesë në grupin e përfituesve të pagës minimale, ndërsa sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova ka një normë të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve me mbi 55 për qind”, është thënë në komunikatën e Odës Amerikane.

Për këtë arsye, Oda Amerikane u bënë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që të shmangin vendimet që mund të nxisin përkeqësimin e indikatorëve të tillë me çdo kusht, pavarësisht përfitimeve afatshkurtra.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot janë bërë 20 vite nga kjo masakër që u…