Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

25 maj 2022 | 10:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së, Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur kryesuesi i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqaj.

“Po është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje, për këtë gjë unë do ta njoftoj sot Komisionin në mbledhjen që do ta mbajmë sot”, ka thënë Beqaj.

Ai ka shtuar se i mbetet Grupit Parlamentar të LV-së që në mbledhjen e radhës të bëjë zëvendësimin e Abazit me ndonjë deputet tjetër.

Ky komision ishte propozuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, anëtari tjetër i këtij komisioni nga PDK është deputeti, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LV), tash pa Haki Abazin do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, dhe zëvendëskryesues Armend Muja.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ndërprejnë një rrugë…