ShBA-ja dërgon Rusinë drejt falimentimit duke e bllokuar që të paguaj borxhet ndërkombëtare

25 maj 2022 | 09:05

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ndërprejnë një rrugë tjetër financiare Rusisë për të paguar borxhet e saj ndërkombëtare, një lëvizje që mund ta shtyjë vendin më pranë falimentimit.

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se do t’i jepte fund një heqjeje që u kishte lejuar zotëruesve të obligacioneve amerikane të pranonin pagesat, duke forcuar sanksionet e vendosura për luftën në Ukrainëm shkruan BBC.

Ndërsa rregullat e reja zbatohen vetëm për njerëzit në ShBA, ato do ta bëjnë të vështirë për Rusinë të kryejë pagesa diku tjetër duke pasur parasysh rolin e bankave amerikane në sistemin financiar global.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga të…