Shkon në 21 numri i të vrarëve nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas

25 maj 2022 | 09:04

Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 19 nga të vrarët janë nxënës si dhe dy të rritur.

Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një 18-vjeçar që jetonte në zonë.

Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 133 km nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës.

Autori u qëllua për vdekje, ndërkaq dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna…