Haki Abazi nuk shkon në Kuvend, lë të kuptohet për probleme mes tij dhe “lidershipit”

23 nëntor 2021 | 18:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Abazi përmes një postimi në Facebook tha se kjo është hera e parë që nuk ka marrë pjesë në një seancë të Kuvendit që nga zgjedhja e tij si deputet.

Abazi tha se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.

“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi.

Gazeta Express ka kontaktuar deputetin Abazi por i njëjti nuk ka pranuar të jap më shumë detaje nga ato që ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë- votues

Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.

Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë.

Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç pati deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal…