Haki Abazin e fyen rëndë një person, deputeti publikon mesazhin
08 janar 2024
| 13:15
Deputeti i larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka nxjerrë një mesazh në “Facebook” ku një person e fyen rëndë për shkak të qëndrimeve të fundit të tij.
“Shikojeni monologun e çmendurisë, trauma të thella e indoktrinim i sëmurë! Nuk e njoh njeriun, nuk e di kush është. As edhe një shkronjë nuk ka të bëjë me të vërtetën, e burri botës shkruan, fyen e vjellë vrerë me zell sikur me qenë zoti! Fol burrë me fakte jo përrallat e Dejona Mihalit”, ka shkruar Abazi.




