Hakif Bajrami: Specialja është gjykatë raciste, gjykimi i liderëve të UÇK-së do të jetë maratonik

08 janar 2023 | 14:39

Profesor dr. Hakif Bajrami, i cili është një ndër historianët më të shquar shqiptar e ka quajtur rastiste Gjykatën Speciale.

Bajrami  në një bisedë për “Epokën e re” ka thënë se kjo gjykatë edhe pse është themeluar nga Kuvendi i Kosovës nuk i përgjigjet atij.

“Gjykata Speciale është gjykatë raciste. Nuk ka askund në botë që një gjykatë e themeluar nga Kuvendi i Kosovës nuk i jep kurrfarë llogarie.  Nuk ndodh askund në botë që të vijnë dokumentet në zyre dhe të akuzohesh e dënohesh për to, siç është rasti i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Pse nuk po e ngritin zërin edhe mediat për këtë çështje? Këta janë pa pikë faji atje”, ka thënë Bajrami.

Sipas Bajramit burimi i rrjedhjes se këtyre dokumenteve janë Gjykata Speciale dhe Serbia. “Këto dy burime janë s’ka tjera”, është shprehur Bajrami.

Bajrami ka kritikuar policinë e EULEX-it edhe për trajtimin e Jakup Krasniqit në kohën kur është dërguar në Hagë.

“Qysh është sjellë Policia e EULEX-it ndaj Jakup Krasniqit dhe të tjerëve nuk është sjellë as policia e Jugosllavisë. Por, për çfarë është bërë kjo sjellje? Natyrisht për ta frikësuar popullin dhe për ta mbajtur gjithmonë Kosovën në maje të thikës dhe për të thënë se çështja e Kosovës nuk ka përfunduar. Unë thënë se çështja e Kosovës ka përfunduar më 17 shkurt 2008, atë minutë që është shpallur pavarësia. Para disa ditësh kam shkruar se gjithë duhet ta dinë se kur Ismail Qemaili e ka shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, nuk ka pasur as ndërtesë të Kuvendit, as s’ka pasur ministri, as s’ka pasur banka, as s’ka pasur monedhë, as s’ka pasur gjyqe  e as ligje dhe asgjë. Të gjitha këto janë bërë më vonë. Këtë e thashë për të treguar se ky popull dinë të ndërtojë shtet. E tash Kosova kur e ka Kuvendin, e ka Kushtetutën, i ka ligjet, e ka qeverinë, pra e ka të gjithë nomenklaturën që i duhet një shteti”, ka thënë Bajrami.

Më tutje, Bajrami ka komentuar edhe dënimin e ish-komandantit Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se dënimi i Mustafës është politik dhe pa kurrfarë baze.

“Salih Mustafa është dënuar në mënyrë arbitrare, politike dhe pa kurrfarë baze. Pra është dënuar për kinse e paska vrarë një njëri dhe e paska rrahur një tjetër. 26 vjet burgim dhe nuk dihet kë e ka vrarë. Kjo është absurde. A e dini se çfarë ka bërë Arkani dhe Shajinoviqi dhe shumë të tjerë? Këtu të Grandi i kanë bërë planet për vrasje dhe dhunimin e femrave shqiptare. Ndërkombëtarët i kanë ato materiale. I kemi edhe ne sepse janë në Arkivin e Kosovës. A janë dënuar ndonjëri? Jo asnjëri! Bile për Millosheviqin dikush thotë është gjallë dikush ka vdekur, mirëpo me neve janë duke luajtur Evropa, amerikanë ma jo, por edhe ata i kanë hesapet e veta. Shkojnë dhe e krahasojnë Kosovën me Ukrainën. S’ka lidhje ajo punë”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa duke iu referuar procesit gjyqësor që pritet të fillojë së shpejti ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, profesor Bajrami ka thënë se ky proces do të jetë maratonik dhe shumë i vështirë.

“Do të jetë gjykim maratonik dhe shumë i vështirë për faktin se janë shumë dokumente. Serbia ka investuar në këtë drejtim sidomos kur e ka parë që e ka humbur luftën. Të gjitha bankat shtetërore të Serbisë janë në humbje sepse kanë paguar miliarda njerëz të shitur, besa edhe shqiptarë dhe ai shkon dhe thotë ma ka vrarë këtë e atë dhe rrenë pa pikë marrje. Serbia me kohë i ka tërhequr njerëzit e saj dhe janë të mbrojtur tashmë. Dhe sigurisht do të dëshmojnë”, ka thënë Bajrami, duke shtuar se Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën.

“Serbia e di mirë që e ka humbur Kosovën përgjithmonë, por dëshiron ta mbajë të destabilizuar. Pse? Për arsyeje se në një vend ku nuk është i sigurt askush nuk investon”, është shprehur Bajrami.  /Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…