Hale nesër takon bashkërisht liderët kosovarë, diskutohet

08 mars 2019 | 22:45

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë Kosovën, pas vizitës që sot realizoi në Beograd.

“Klan Kosova”, mëson se Hale në orët e hershme të mëngjesit do të ketë një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli.
Takimi do të mbahet në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtuesi i këtij institucioni, Philip Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus i ka dhënë një mesazh të fortë Atletico Madridit…