
Halil Kastrati dhe Bekim Jashari shkojnë në Mekë
09 dhjetor 2022
| 13:59
Humanisti Halil Kastrati së bashku me Bekim Jasharin, janë duke qëndruar në vendin e shenjtë të myslimanëve, në Mekë.
Kastrati ka publikuar një foto së bashku me Jasharin, teksa përmes lokacionit tregon që janë edhe në xhaminë e famshme “Al Masjid”.
“Bashkë me Bekim Jashari në Umre. Zoti na pranoftë!” ka shkruar Kastrati krahë fotos së publikuar në “Facebook”.