BE-ja dhe Qeveria e Kosovës ofrojnë 45 bursa për programet master në universitetet e BE-së

09 dhjetor 2022 | 13:58

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës së fundmi publikuan thirrjen e 13-të për aplikime për programin e BE-së të bursave pasuniversitare Young Cell Scheme.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 27 dhjetor 2022 dhe mund të aplikojnë të gjithë studentët e diplomuar, pasuniversitar dhe nëpunësit civil nga Kosova të cilët janë të lindur pas 1 janarit 1988.

Aplikuesve të suksesshëm do t’u ofrohet mundësia për të studiuar në programet master një ose dyvjeçare në një nga universitetet në shtetet anëtare të BE-së.

Programi do të ofroj deri në 45 bursa të plota ndërsa studimet do të jenë në gjuhën angleze.

Kjo thirrje është, ndër të tjera, e hapur për të diplomuar në drejtësi, administratë publike, menaxhim burimesh njerëzore, ekonomi, financa, menaxhment, energji, mjedis dhe ndryshime klimatike, transport, shkenca të aplikuara dhe shkenca sociale.

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë ose të ndryshme dhe gratë inkurajohen fuqimisht të aplikojnë.

Të gjithë aplikuesit e interesuar duhet të vizitojnë faqen e mëposhtme https://ycskosovo.org për t’u regjistruar dhe për të marrë udhëzime të mëtejshme.

BE-ja dhe Qeveria e Kosovës bashkërisht e financojnë programin në vlerë prej 6 milionë euro. Thirrja e 13-të zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristotele të Selanikut nga Greqia dhe Institutit Kombëtar të Shërbimit Publik nga Franca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka…